Sahihu i Buhariut — Hadithi 2121

Shitblerja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në tregun Beki një burrë thirri një tjetër: “O Ebu Kasim!” Sakaq Pejgamberi ﷺ u kthye nga ai, por personi në fjalë tha: “Nuk të thirra ty.” Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مَالِكُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: دَعَا رَجُلٌ بِالْبَقِيعِ: يَا أَبَا الْقَاسِمِ! فَالْتَفَتَ إِلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: لَمْ أَعْنِكَ. قَالَ: "سَمُّوا بِاسْمِي، وَلاَ تَكْتَنُوا بِكُنْيَتِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2121