Sahihu i Buhariut — Hadithi 2121

49. Nënkapitulli: Transmetimet në lidhje me tregjet

Abdurrahman ibn Aufi tregon: "Kur erdhëm në Medinë, pyeta: "A ka ndonjë treg ku zhvillohet tregtia?" Më thanë: "Në tregun Kajnuka." Omeri ka thënë: "Më ka hutuar tregtimi nëpër tregje."

2121. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në tregun Beki një burrë thirri një tjetër: “O Ebu Kasim!” Sakaq Pejgamberi ﷺ u kthye nga ai, por personi në fjalë tha: “Nuk të thirra ty.” Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2121

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?