Sahihu i Buhariut — Hadithi 2132

Shitblerja · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar shitjen e një produkti pa e matur mirë. Tavusi thotë: “E pyeta Ibn Abasin: - Në ç'mënyrë? - Domethënë, ta blejë ushqimin me një dërhem dhe, ende pa e marrë (ushqimin), t'ia shesë dikujt tjetër, - më tha ai.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ، عَنِ ابْنِ طَاوُسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى أَنْ يَبِيعَ الرَّجُلُ طَعَامًا حَتَّى يَسْتَوْفِيَهُ. قُلْتُ لاِبْنِ عَبَّاسٍ: كَيْفَ ذَاكَ؟ قَالَ: ذَاكَ دَرَاهِمُ بِدَرَاهِمَ وَالطَّعَامُ مُرْجَأٌ. قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: ﴿مُرْجَئُونَ﴾ [التوبة: ١٠٦] مُؤَخَّرُونَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2132