Sahihu i Buhariut — Hadithi 2132
54. Nënkapitulli: Transmetimet në lidhje me shitjen e ushqimit dhe monopolizimin e mallrave
2132. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar shitjen e një produkti pa e matur mirë.
Tavusi thotë: “E pyeta Ibn Abasin:
- Në ç'mënyrë?
- Domethënë, ta blejë ushqimin me një dërhem dhe, ende pa e marrë (ushqimin), t'ia shesë dikujt tjetër, - më tha ai.”