Sahihu i Buhariut — Hadithi 2166

Shitblerja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dilnim dhe i prisnim karvanët për të blerë ushqim prej tyre, por Pejgamberi ﷺ na ndaloi ta shesim ushqimin e blerë para se ta dërgonim në treg.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Kjo ka qenë në krye të tregut, gjë që e sqaron hadithi i Ubejdullahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا جُوَيْرِيَةُ، عَنْ نَافِعٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا نَتَلَقَّى الرُّكْبَانَ فَنَشْتَرِي مِنْهُمُ الطَّعَامَ، فَنَهَانَا النَّبِيُّ ﷺ أَنْ نَبِيعَهُ حَتَّى يُبْلَغَ بِهِ سُوقُ الطَّعَامِ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: هَذَا فِي أَعْلَى السُّوقِ، يُبَيِّنُهُ حَدِيثُ عُبَيْدِ اللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2166