Sahihu i Buhariut — Hadithi 2166

72. Nënkapitulli: Ku lejohet dalja për pritjen e karvanit për t’ua blerë mallrat para se të ekspozohen në treg?

2166. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dilnim dhe i prisnim karvanët për të blerë ushqim prej tyre, por Pejgamberi ﷺ na ndaloi ta shesim ushqimin e blerë para se ta dërgonim në treg.”

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Kjo ka qenë në krye të tregut, gjë që e sqaron hadithi i Ubejdullahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2166

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?