2178-2179 Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Dahak ibn Mahledi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Ebu Salih Zejati tregon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dinari duhet shitur (duke e këmbyer) me dinar (në masë të njëjtë) dhe dërhemi me dërhem (në masë të njëjtë).” I thashë: - Por, Ibn Abasi nuk thotë kështu. - Unë vetë e kam pyetur Ibn Abasin: “Këtë e ke dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ apo e ke lexuar në Librin e Allahut të Madhërishëm?” Ai më tha: “Asnjëra. Ju jeni më të ditur se unë në lidhje me Dërguarin e Allahut ﷺ, por Usame më ka treguar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka kamatë, përveç në këmbimin (e dy mallrave të njëjtë) veresie”, - më tha Ebu Seidi.
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا الضَّحَّاكُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ: أَنَّ أَبَا صَالِحٍ الزَّيَّاتَ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ سَمِعَ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ - رضى الله عنه - يَقُولُ: الدِّينَارُ بِالدِّينَارِ، وَالدِّرْهَمُ بِالدِّرْهَمِ. فَقُلْتُ لَهُ: فَإِنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ لاَ يَقُولُهُ. فَقَالَ أَبُو سَعِيد:"سَأَلْتُهُ فَقُلْتُ: سَمِعْتَهُ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ، أَوْ وَجَدْتَهُ فِي كِتَابِ اللَّهِ؟ فَقَالَ: كُلُّ ذَلِكَ لاَ أَقُولُ، وَأَنْتُمْ أَعْلَمُ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِنِّي، وَلَكِنِّي أَخْبَرَنِي أُسَامَةُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "لاَ رِبًا إِلاَّ فِي النَّسِيئَةِ".