Sahihu i Buhariut — Hadithi 2178

79. Nënkapitulli: Këmbimi i dinarit me dinar veresie

2178. Nga: Ebu Seid Hudriu

2178-2179 Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Dahak ibn Mahledi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Ebu Salih Zejati tregon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dinari duhet shitur (duke e këmbyer) me dinar (në masë të njëjtë) dhe dërhemi me dërhem (në masë të njëjtë).” I thashë:
- Por, Ibn Abasi nuk thotë kështu.
- Unë vetë e kam pyetur Ibn Abasin: “Këtë e ke dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ apo e ke lexuar në Librin e Allahut të Madhërishëm?” Ai më tha: “Asnjëra. Ju jeni më të ditur se unë në lidhje me Dërguarin e Allahut ﷺ, por Usame më ka treguar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka kamatë, përveç në këmbimin (e dy mallrave të njëjtë) veresie”, - më tha Ebu Seidi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2178

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?