Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre) . Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe e nguli në secilin varr nga një pjesë. I thanë: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?” Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen . ” Ibn Muthena ka thënë: “Na ka treguar Vekiu, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, njëjtë.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ خَازِمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ طَاوُسٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: مَرَّ النَّبِيُّ ﷺ بِقَبْرَيْنِ فَقَالَ: "إِنَّهُمَا لَيُعَذَّبَانِ، وَمَا يُعَذَّبَانِ فِي كَبِيرٍ أَمَّا أَحَدُهُمَا فَكَانَ لاَ يَسْتَتِرُ مِنَ الْبَوْلِ، وَأَمَّا الآخَرُ فَكَانَ يَمْشِي بِالنَّمِيمَةِ". ثُمَّ أَخَذَ جَرِيدَةً رَطْبَةً، فَشَقَّهَا نِصْفَيْنِ، فَغَرَزَ فِي كُلِّ قَبْرٍ وَاحِدَةً. قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لِمَ فَعَلْتَ هَذَا؟ قَالَ: "لَعَلَّهُ يُخَفَّفُ عَنْهُمَا مَا لَمْ يَيْبَسَا". قَالَ ابْنُ الْمُثَنَّى: وَحَدَّثَنَا وَكِيعٌ قَالَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ قَالَ: سَمِعْتُ مُجَاهِدًا مِثْلَهُ.