Sahihu i Buhariut — Hadithi 218

Nënkapitull

218. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe e nguli në secilin varr nga një pjesë.

I thanë: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?”

Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.

Ibn Muthena ka thënë: “Na ka treguar Vekiu, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, njëjtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 218

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?