Sahihu i Buhariut — Hadithi 22

Besimi · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Amër ibn Jahja Maziniu, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të futen në Xhenet dhe banorët e Zjarrit në Zjarr, Allahu i Madhërishëm thërret: “Nxirrni nga Zjarri të gjithë ata që në zemra kanë iman qoftë dhe sa fara e sinapit!” Kështu, nxirren nga Zjarri, pasi që ishin bërë shkrumb. Pastaj, hidhen në lumin Haja, - ose ka thënë: Hajat, Maliku ishte në mëdyshje, - për t'u përtërirë ashtu siç mbin fara pranë lumit. A nuk e ke parë si del e verdhë dhe e përdredhur?” Vuhejbi thotë: “Amri na ka treguar: “... Hajat...” , si dhe: “... kanë mirësi qoftë dhe sa fara e sinapit...”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ عَمْرِو بْنِ يَحْيَى الْمَازِنِيِّ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "يَدْخُلُ أَهْلُ الْجَنَّةِ الْجَنَّةَ، وَأَهْلُ النَّارِ النَّارَ، ثُمَّ يَقُولُ اللَّهُ تَعَالَى أَخْرِجُوا مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ مِنْ إِيمَانٍ. فَيُخْرَجُونَ مِنْهَا قَدِ اسْوَدُّوا فَيُلْقَوْنَ فِي نَهَرِ [الْحَيَا] أَوِ الْحَيَاةِ ،- شَكَّ مَالِكٌ - فَيَنْبُتُونَ كَمَا تَنْبُتُ الْحِبَّةُ فِي جَانِبِ السَّيْلِ، أَلَمْ تَرَ أَنَّهَا تَخْرُجُ صَفْرَاءَ مُلْتَوِيَةً " . قَالَ وُهَيْبٌ حَدَّثَنَا عَمْرٌو: "الْحَيَاةِ " . وَقَالَ: "خَرْدَلٍ مِنْ خَيْرٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/22