Sahihu i Buhariut — Hadithi 2214

Shitblerja · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka dhënë përparësi blerjeje ortakut në çdo pasuri të përbashkët të pandarë, porse, kur vendosen kufijtë dhe ndahen rrugët, për ortakun nuk ka përparësi blerjeje. Musededi na ka thënë: “Këtë na e ka treguar Abdulvahidi, porse ka thënë: “Në çdo gjë të pandarë.” Hishami nga Mameri e ka fuqizuar (transmetimin e) Abdulvahidit. Abdurrezaku ka thënë: “Në çdo pasuri.” Këtë e transmeton Abdurrahman ibn Is'haku nga Zuhriu.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مَحْبُوبٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَضَى النَّبِيُّ ﷺ بِالشُّفْعَةِ فِي كُلِّ مَالٍ لَمْ يُقْسَمْ، فَإِذَا وَقَعَتِ الْحُدُودُ وَصُرِّفَتِ الطُّرُقُ فَلاَ شُفْعَةَ. حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ، بِهَذَا. وَقَالَ: فِي كُلِّ مَا لَمْ يُقْسَمْ. تَابَعَهُ هِشَامٌ عَنْ مَعْمَرٍ. قَالَ عَبْدُ الرَّزَّاقِ: فِي كُلِّ مَالٍ. رَوَاهُ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ إِسْحَاقَ عَنِ الزُّهْرِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2214