Sahihu i Buhariut — Hadithi 2214

97. Nënkapitulli: Shitja e tokës, shtëpive dhe gjërave të tjera të pandara dhe që janë në pronësi të disa pronarëve

2214. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka dhënë përparësi blerjeje ortakut në çdo pasuri të përbashkët të pandarë, porse, kur vendosen kufijtë dhe ndahen rrugët, për ortakun nuk ka përparësi blerjeje.

Musededi na ka thënë: “Këtë na e ka treguar Abdulvahidi, porse ka thënë: “Në çdo gjë të pandarë.”

Hishami nga Mameri e ka fuqizuar (transmetimin e) Abdulvahidit.

Abdurrezaku ka thënë: “Në çdo pasuri.” Këtë e transmeton Abdurrahman ibn Is'haku nga Zuhriu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2214

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?