Bishër ibn Merhumi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Sulejmi, e ky nga Ismail ibn Umeje, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Ditën e Kiametit Unë jam armik i tri llojeve të njerëzve: 1. I atij që betohet në Mua e pastaj tradhton, 2. I atij që shet një njeri të lirë e i konsumon paratë e fituara dhe 3. I atij që punëson dikë me pagesë e, pasi ta ketë mbaruar punën, nuk ia paguan mëditjen.”
حَدَّثَنِي بِشْرُ بْنُ مَرْحُومٍ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمٍ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ أُمَيَّةَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "قَالَ اللَّهُ: ثَلاَثَةٌ أَنَا خَصْمُهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ: ١. رَجُلٌ أَعْطَى بِي ثُمَّ غَدَرَ، ٢. وَرَجُلٌ بَاعَ حُرًّا فَأَكَلَ ثَمَنَهُ، ٣. وَرَجُلٌ اسْتَأْجَرَ أَجِيرًا فَاسْتَوْفَى مِنْهُ، وَلَمْ يُعْطِ أَجْرَهُ".