Sahihu i Buhariut — Hadithi 2227

106. Nënkapitulli: Mëkati i atij që e shet njeriun e lirë (jo rob)

2227. Nga: Ebu Hurejra

Bishër ibn Merhumi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Sulejmi, e ky nga Ismail ibn Umeje, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Ditën e Kiametit Unë jam armik i tri llojeve të njerëzve:
1. I atij që betohet në Mua e pastaj tradhton,
2. I atij që shet një njeri të lirë e i konsumon paratë e fituara dhe
3. I atij që punëson dikë me pagesë e, pasi ta ketë mbaruar punën, nuk ia paguan mëditjen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2227

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?