Sahihu i Buhariut — Hadithi 2247

Parapagesa · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

2247, 2248 - Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Ebu Bahteriu tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth parapagimit të hurmave dhe m'u përgjigj: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u pjekur dhe shitjen e argjendit me ar veresie.” E pyeta edhe Ibn Abasin rreth parapagimit të hurmave dhe më tha: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u bërë të gatshme për ngrënie dhe pa u matur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ أَبِي الْبَخْتَرِيِّ قَالَ: سَأَلْتُ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنِ السَّلَمِ، فِي النَّخْلِ فَقَالَ: نُهِيَ عَنْ بَيْعِ النَّخْلِ، حَتَّى يَصْلُحَ، وَعَنْ بَيْعِ الْوَرِقِ، نَسَاءً بِنَاجِزٍ. وَسَأَلْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ عَنِ السَّلَمِ، فِي النَّخْلِ، فَقَالَ: نَهَى النَّبِيُّ ﷺ عَنْ بَيْعِ النَّخْلِ حَتَّى يُؤْكَلَ مِنْهُ، - أَوْ يَأْكُلَ مِنْهُ -، وَحَتَّى يُوزَنَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2247