Sahihu i Buhariut — Hadithi 2247

4. Nënkapitulli: Parapagimi i hurmave

2247. Nga: Abdullah ibn Omeri

2247, 2248 - Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Ebu Bahteriu tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth parapagimit të hurmave dhe m'u përgjigj: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u pjekur dhe shitjen e argjendit me ar veresie.” E pyeta edhe Ibn Abasin rreth parapagimit të hurmave dhe më tha: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u bërë të gatshme për ngrënie dhe pa u matur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2247

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?