Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shembulli i muslimanëve dhe hebrenjve e të krishterëve është sikurse shembulli i një personi që merr ca argatë për t'i kryer një punë brenda një dite, deri në mbrëmje, kundrejt një pagese të caktuar. Kështu, ata punojnë deri në mesditë dhe thonë: - Nuk kemi nevojë për pagesën që na ke premtuar, andaj po e asgjësojmë punën që kemi bërë. - Mos veproni kështu! Kryejeni punën deri në fund dhe merreni shpërblimin të plotë, - iu thotë ai. Por, ata refuzojnë dhe e braktisin. Pas tyre punëson ca të tjerë dhe u thotë: “Kryejeni punën deri në fund dhe do t'ju paguaj siç u kam premtuar atyre.” Ata punojnë deri në namazin e ikindisë dhe thonë: - Punën që kemi bërë po e asgjësojmë, andaj, shpërblimin që na ke premtuar, mbaje për vete. - Kryejeni punën deri në fund, se dita nuk ka edhe shumë, - u thotë ai. Por, ata refuzojnë. Pastaj, i punësoi ca të tjerë për ta çuar punën deri në fund. Kështu, këta punojnë deri në perëndimin e diellit dhe e kompletojnë punën e dy grupeve të mëparshme. Ja, ky është shembulli i tyre dhe hises që kanë përfituar nga kjo dritë.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ بُرَيْدٍ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ قَالَ: "مَثَلُ الْمُسْلِمِينَ وَالْيَهُودِ وَالنَّصَارَى كَمَثَلِ رَجُلٍ اسْتَأْجَرَ قَوْمًا يَعْمَلُونَ لَهُ عَمَلاً يَوْمًا إِلَى اللَّيْلِ عَلَى أَجْرٍ مَعْلُومٍ، فَعَمِلُوا لَهُ إِلَى نِصْفِ النَّهَارِ، فَقَالُوا: لاَ حَاجَةَ لَنَا إِلَى أَجْرِكَ الَّذِي شَرَطْتَ لَنَا، وَمَا عَمِلْنَا بَاطِلٌ. فَقَالَ لَهُمْ: لاَ تَفْعَلُوا، أَكْمِلُوا بَقِيَّةَ عَمَلِكُمْ، وَخُذُوا أَجْرَكُمْ كَامِلاً. فَأَبَوْا وَتَرَكُوا. وَاسْتَأْجَرَ أَجِيرَيْنِ بَعْدَهُمْ، فَقَالَ لَهُمْ: أَكْمِلوا بَقِيَّةَ يَوْمِكُمْ هَذَا، وَلَكُمْ الَّذِي شَرَطْتُ لَهُمْ مِنَ الأَجْرِ. فَعَمِلُوا حَتَّى إِذَا كَانَ حِينُ صَلاَةِ الْعَصْرِ قَالُوا: لَكَ مَا عَمِلْنَا بَاطِلٌ، وَلَكَ الأَجْرُ الَّذِي جَعَلْتَ لَنَا فِيهِ. فَقَالَ لَهُمْ: أَكْمِلوا بَقِيَّةَ عَمَلِكُمْ، فَإِنَّ مَا بَقِيَ مِنَ النَّهَارِ شَىْءٌ يَسِيرٌ. فَأَبَيَا، وَاسْتَأْجَرَ قَوْمًا أَنْ يَعْمَلُوا لَهُ بَقِيَّةَ يَوْمِهِمْ، فَعَمِلُوا بَقِيَّةَ يَوْمِهِمْ حَتَّى غَابَتِ الشَّمْسُ، وَاسْتَكْمَلُوا أَجْرَ الْفَرِيقَيْنِ كِلَيْهِمَا. فَذَلِكَ مَثَلُهُمْ وَمَثَلُ مَا قَبِلُوا مِنْ هَذَا النُّورِ".