Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Tre burra të popujve të kaluar u nisën për rrugë derisa i zuri nata te një shpellë, andaj hynë brenda. Por, papritmas, një gur u rrotullua nga kodra dhe ua mbylli hyrjen e shpellës. Atëherë i thanë njëri tjetrit: “Nga ky shkëmb nuk do të na shpëtojë asgjë, përveç nëse e lusim Allahun me veprat tona të mira.” Kështu, njëri tha: “O Allah! Prindërit e mi kanë qenë të shtyrë në moshë dhe, në mbrëmje, asnjëherë nuk i kam dhënë qumësht dikujt para tyre. Një ditë u vonova duke kërkuar diçka dhe, kur u ktheva, ata tashmë kishin fjetur. Kur i mola delet dhe ua çova qumështin, i gjeta duke fjetur. Nuk kisha dëshirë t'i jepja për të pirë dikujt tjetër para tyre, andaj qëndrova me enë në dorë, duke i pritur që të zgjoheshin, derisa agoi mëngjesi. Atëherë u zgjuan dhe e pinë qumështin. O Allah! Nëse këtë e kam vepruar duke synuar kënaqësinë Tënde, na shpëto nga kjo vështirësi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo mjaftueshëm për të dalë. Tjetri tha: “O Allah! Kisha një vajzë axhe, të cilën e doja më shumë se këdo tjetër, andaj tentova t'i afrohesha pa dëshirën e saj. Ajo më refuzonte, derisa e kaploi një varfëri e rëndë. Kështu, erdhi tek unë dhe ia dhashë njëqind e njëzet dinarë, me kusht që të më lejonte t'i afrohesha (sikurse burri gruas) , e ajo pranoi. Por, kur u shtriva mbi të, më tha: “Nuk të fal nëse ma prish virgjërinë pa kurorë martesore.” U ndjeva në siklet, andaj u largova, edhe pse e doja më së shumti nga të gjitha, sakaq arin ia lashë. O Allah! Nëse këtë e kam vepruar duke synuar kënaqësinë Tënde, na shpëto nga kjo vështirësi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo mjaftueshëm për të dalë nga shpella. I treti tha: “O Allah! Kam pasur disa punëtorë dhe të gjithëve ua kam dhënë pagat, përveç njërit, i cili u largua dhe e la pagën e vet tek unë. Kështu, pagën e tij e investova, saqë u rrit dhe iu shtua pasuria. Pas një kohe, erdhi dhe më tha: - O rob i Allahut, ma jep pagën që më takon! - Të gjitha këto që po i sheh janë prej pagës sate: devetë, lopët, delet dhe shërbëtorët, - i thashë. - O rob i Allahut, mos u tall me mua, - ma ktheu. - Nuk po tallem aspak, - i thashë. Kështu, e mori tërë pasurinë dhe nuk la asgjë. O Allah! Nëse këtë e kam vepruar duke synuar kënaqësinë Tënde, na shpëto nga kjo vështirësi! Shkëmbi lëvizi dhe iu hap rruga, kështu që ata dolën dhe vazhduan rrugën.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "انْطَلَقَ ثَلاَثَةُ رَهْطٍ مِمَّنْ كَانَ قَبْلَكُمْ حَتَّى أَوَوُا الْمَبِيتَ إِلَى غَارٍ فَدَخَلُوهُ، فَانْحَدَرَتْ صَخْرَةٌ مِنَ الْجَبَلِ فَسَدَّتْ عَلَيْهَا الْغَارَ، فَقَالُوا: إِنَّهُ لاَ يُنْجِيكُمْ مِنْ هَذِهِ الصَّخْرَةِ إِلاَّ أَنْ تَدْعُوا اللَّهَ بِصَالِحِ أَعْمَالِكُمْ. فَقَالَ رَجُلٌ مِنْهُمُ: اللَّهُمَّ كَانَ لِي أَبَوَانِ شَيْخَانِ كَبِيرَانِ، وَكُنْتُ لاَ أَغْبِقُ قَبْلَهُمَا أَهْلاً وَلاَ مَالاً، فَنَأَى بِي فِي طَلَبِ شَىْءٍ يَوْمًا، فَلَمْ أُرِحْ عَلَيْهِمَا حَتَّى نَامَا، فَحَلَبْتُ لَهُمَا غَبُوقَهُمَا فَوَجَدْتُهُمَا نَائِمَيْنِ وَكَرِهْتُ أَنْ أَغْبِقَ قَبْلَهُمَا أَهْلاً أَوْ مَالاً، فَلَبِثْتُ وَالْقَدَحُ عَلَى يَدَىَّ أَنْتَظِرُ اسْتِيقَاظَهُمَا حَتَّى بَرَقَ الْفَجْرُ، فَاسْتَيْقَظَا فَشَرِبَا غَبُوقَهُمَا، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتُ فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ فَفَرِّجْ عَنَّا مَا نَحْنُ فِيهِ مِنْ هَذِهِ الصَّخْرَةِ، فَانْفَرَجَتْ شَيْئًا لاَ يَسْتَطِيعُونَ الْخُرُوجَ". قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "وَقَالَ الآخَرُ: اللَّهُمَّ كَانَتْ لِي بِنْتُ عَمٍّ كَانَتْ أَحَبَّ النَّاسِ إِلَىَّ، فَأَرَدْتُهَا عَنْ نَفْسِهَا، فَامْتَنَعَتْ مِنِّي حَتَّى أَلَمَّتْ بِهَا سَنَةٌ مِنَ السِّنِينَ، فَجَاءَتْنِي فَأَعْطَيْتُهَا عِشْرِينَ وَمِائَةَ دِينَارٍ عَلَى أَنْ تُخَلِّيَ بَيْنِي وَبَيْنَ نَفْسِهَا، فَفَعَلَتْ حَتَّى إِذَا قَدَرْتُ عَلَيْهَا قَالَتْ: لاَ أُحِلُّ لَكَ أَنْ تَفُضَّ الْخَاتَمَ إِلاَّ بِحَقِّهِ. فَتَحَرَّجْتُ مِنَ الْوُقُوعِ عَلَيْهَا، فَانْصَرَفْتُ عَنْهَا وَهِيَ أَحَبُّ النَّاسِ إِلَىَّ وَتَرَكْتُ الذَّهَبَ الَّذِي أَعْطَيْتُهَا، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتُ فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ فَافْرُجْ عَنَّا مَا نَحْنُ فِيهِ. فَانْفَرَجَتِ الصَّخْرَةُ، غَيْرَ أَنَّهُمْ لاَ يَسْتَطِيعُونَ الْخُرُوجَ مِنْهَا". قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: وَقَالَ الثَّالِثُ: اللَّهُمَّ إِنِّي اسْتَأْجَرْتُ أُجَرَاءَ فَأَعْطَيْتُهُمْ أَجْرَهُمْ، غَيْرَ رَجُلٍ وَاحِدٍ تَرَكَ الَّذِي لَهُ وَذَهَبَ فَثَمَّرْتُ أَجْرَهُ حَتَّى كَثُرَتْ مِنْهُ الأَمْوَالُ، فَجَاءَنِي بَعْدَ حِينٍ فَقَالَ: يَا عَبْدَ اللَّهِ أَدِّ إِلَىَّ أَجْرِي. فَقُلْتُ لَهُ: كُلُّ مَا تَرَى مِنْ أَجْلِكَ مِنَ الإِبِلِ وَالْبَقَرِ وَالْغَنَمِ وَالرَّقِيقِ. فَقَالَ: يَا عَبْدَ اللَّهِ لاَ تَسْتَهْزِئْ بِي. فَقُلْتُ: إِنِّي لاَ أَسْتَهْزِئُ بِكَ. فَأَخَذَهُ كُلَّهُ فَاسْتَاقَهُ فَلَمْ يَتْرُكْ مِنْهُ شَيْئًا، اللَّهُمَّ فَإِنْ كُنْتُ فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ فَافْرُجْ عَنَّا مَا نَحْنُ فِيهِ. فَانْفَرَجَتِ الصَّخْرَةُ فَخَرَجُوا يَمْشُونَ".