Sahihu i Buhariut — Hadithi 2274

Mëditjet dhe qiraja · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar të blihen mallrat prej karvanëve para se të arrijnë në treg dhe që vendasi të shesë për jabanxhiun (i cili nuk e njeh tregun vendas). Tavusi thotë: “E pyeta Ibn Abasin: “Ç'do të thotë: “Vendasi të mos shesë për jabanxhiun” ? Ai tha: “Të mos i bëhet komisionar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ ابْنِ طَاوُسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: نَهَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُتَلَقَّى الرُّكْبَانُ، وَلاَ يَبِيعَ حَاضِرٌ لِبَادٍ. قُلْتُ: يَا ابْنَ عَبَّاسٍ مَا قَوْلُهُ: "لاَ يَبِيعُ حَاضِرٌ لِبَادٍ" ؟ قَالَ: لاَ يَكُونُ لَهُ سِمْسَارًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2274