Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Fatime bint Ebu Hubejshi erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, kam gjakrrjedhje të pandërprerë, kështu që nuk po pastrohem. A ta lë namazin?” Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, ajo që po të ndodh është gjakrrjedhje e çrregullt, e jo gjak menstrual. Andaj, kur të të vijë koha e menstruacioneve, lëre namazin, e, kur të të kalojë, pastroje gjakun dhe falu.” Hishami tregon: “Babai im ka thënë: “Pastaj merr abdes për çdo namaz, derisa të të vijë sërish koha e menstruacioneve.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: جَاءَتْ فَاطِمَةُ ابْنَةُ أَبِي حُبَيْشٍ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي امْرَأَةٌ أُسْتَحَاضُ فَلاَ أَطْهُرُ، أَفَأَدَعُ الصَّلاَةَ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ، إِنَّمَا ذَلِكِ عِرْقٌ، وَلَيْسَ بِحَيْضٍ، فَإِذَا أَقْبَلَتْ حَيْضَتُكِ فَدَعِي الصَّلاَةَ، وَإِذَا أَدْبَرَتْ فَاغْسِلِي عَنْكِ الدَّمَ ثُمَّ صَلِّي". قَالَ: وَقَالَ أَبِي: " ثُمَّ تَوَضَّئِي لِكُلِّ صَلاَةٍ، حَتَّى يَجِيءَ ذَلِكَ الْوَقْتُ."