Sahihu i Buhariut — Hadithi 228

63. Nënkapitulli: Larja e gjakut

228. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Fatime bint Ebu Hubejshi erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, kam gjakrrjedhje të pandërprerë, kështu që nuk po pastrohem. A ta lë namazin?”

Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, ajo që po të ndodh është gjakrrjedhje e çrregullt, e jo gjak menstrual. Andaj, kur të të vijë koha e menstruacioneve, lëre namazin, e, kur të të kalojë, pastroje gjakun dhe falu.”

Hishami tregon: “Babai im ka thënë: “Pastaj merr abdes për çdo namaz, derisa të të vijë sërish koha e menstruacioneve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 228

Fjalë të panjohura?