Sahihu i Buhariut — Hadithi 2289

Transferimi i borxhit · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrinim me Pejgamberin ﷺ, kur sollën një xhenaze dhe thanë: - Falja namazin e xhenazes! - “Mos vallë ka ndonjë borxh?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, - i thanë. - “A ka lënë diçka pas vetes?” - Jo. Kështu, Pejgamberi ﷺ ia fali namazin e xhenazes. Më pas sollën një xhenaze tjetër dhe i thanë: - O i Dërguari i Allahut, falja namazin! - “A ka ndonjë borxh?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po. - “A ka lënë pasuri pas vetes?” - Tre dinarë, - i thanë. Kështu, Pejgamberi ﷺ ia fali namazin e xhenazes. Pastaj sollën një xhenaze të tretë dhe i thanë: - Falja namazin! - “A ka lënë diçka pas vetes?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, - i thanë. - “Ka ndonjë borxh?” - Tre dinarë. - “Ju faljani namazin shokut tuaj!” Sakaq ndërhyri Ebu Katadja dhe tha: “Falja namazin, o i Dërguari i Allahut, sepse unë ia shlyej borxhin.” Kështu, Pejgamberi ﷺ ia fali namazin.

Arabisht

حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا جُلُوسًا عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ إِذْ أُتِيَ بِجَنَازَةٍ. فَقَالُوا: صَلِّ عَلَيْهَا. فَقَالَ: "هَلْ عَلَيْهِ دَيْنٌ؟" قَالُوا: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ تَرَكَ شَيْئًا؟" قَالُوا: لاَ. فَصَلَّى عَلَيْهِ ثُمَّ أُتِيَ بِجَنَازَةٍ أُخْرَى. فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، صَلِّ عَلَيْهَا. قَالَ: "هَلْ عَلَيْهِ دَيْنٌ؟". قِيلَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَهَلْ تَرَكَ شَيْئًا؟" قَالُوا: ثَلاَثَةَ دَنَانِيرَ. فَصَلَّى عَلَيْهَا، ثُمَّ أُتِيَ بِالثَّالِثَةِ. فَقَالُوا: صَلِّ عَلَيْهَا. قَالَ: "هَلْ تَرَكَ شَيْئًا؟". قَالُوا: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ عَلَيْهِ دَيْنٌ؟" قَالُوا: ثَلاَثَةُ دَنَانِيرَ. قَالَ: "صَلُّوا عَلَى صَاحِبِكُمْ" فَقَالَ أَبُو قَتَادَةَ: صَلِّ عَلَيْهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَعَلَىَّ دَيْنُهُ. فَصَلَّى عَلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2289