Sahihu i Buhariut — Hadithi 2305

Autorizimi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Seleme, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i kishte borxh dikujt një deve. Ai erdhi t'ia kërkojë borxhin dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Jepjani (një deve) !” Kërkuan, por nuk gjetën deve të moshës së njëjtë, përveç një vit më të madhe. Pejgamberi ﷺ tha: “Jepjani atë!” Personi në fjalë tha: “Ma ktheve hakun tim tërësisht, Allahu ta ktheftë me të mirë!” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ لِرَجُلٍ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ سِنٌّ مِنَ الإِبِلِ فَجَاءَهُ يَتَقَاضَاهُ فَقَالَ: "أَعْطُوهُ". فَطَلَبُوا سِنَّهُ فَلَمْ يَجِدُوا لَهُ إِلاَّ سِنًّا فَوْقَهَا. فَقَالَ: "أَعْطُوهُ". فَقَالَ: أَوْفَيْتَنِي أَوْفَى اللَّهُ بِكَ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ خِيَارَكُمْ أَحْسَنُكُمْ قَضَاءً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2305