Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu dhe të tjerë, të cilët e plotësojnë njëri-tjetrin, por asnjëri nuk e plotëson vetë transmetimin, se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Po udhëtoja me Pejgamberin ﷺ me një deve të lodhur, e cila rrinte në fund të karvanit. Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dhe tha: - “Kush është?” - Xhabir ibn Abdullahu, - i thashë. - “Çfarë ke?” - Jam mbi një deve të lodhur. - “Ke shkop me vete?” - Po. - “Ma jep.” Kështu, ia dhashë shkopin, sakaq Pejgamberi ﷺ e godiste dhe e ngërmonte devenë. Prej atij vendi tanimë ecte në fillim të karvanit. - “Shitma!” - tha Pejgamberi ﷺ. - Po ta fal, o i Dërguari i Allahut. - “Jo, shitma. Po ta blej për katër dinarë dhe po të lë ta shalosh deri në Medinë”, - më tha Pejgamberi ﷺ Kur iu afruam Medinës, fillova të ngutem, ndërsa Pejgamberi ﷺ më tha: - “Për ku?” - Jam martuar me një grua të ve. - “Po pse jo me një të virgjër, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo me ty?” - Kur më vdiq babai, m'i la disa vajza, andaj doja të martohesha me një të ve me përvojë (që të përkujdeset për motrat e mia), - i thashë. - “Aha, kjo qenka arsyeja.” Kur arritëm në Medinë, Pejgamberi ﷺ i tha Bilalit: - “O Bilal, paguaja devenë dhe shtoja (paratë) .” Kështu, m'i dha katër dinarë dhe një kirat shtesë 1 . Ngado që shkoja, e mbaja me vete shtesën që ma kishte dhënë Pejgamberi ﷺ. Atai thotë: “Ky kirat gjithmonë ndodhej në këllëfin e Xhabir ibn Abdullahut.”
حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ أَبِي رَبَاحٍ، وَغَيْرِهِ، -يَزِيدُ بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ، وَلَمْ يُبَلِّغْهُ كُلُّهُ- رَجُلٌ مِنْهُمْ عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي سَفَرٍ، فَكُنْتُ عَلَى جَمَلٍ ثَفَالٍ إِنَّمَا هُوَ فِي آخِرِ الْقَوْمِ، فَمَرَّ بِي النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "مَنْ هَذَا؟" قُلْتُ: جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ. قَالَ: "مَا لَكَ؟" قُلْتُ: إِنِّي عَلَى جَمَلٍ ثَفَالٍ. قَالَ: "أَمَعَكَ قَضِيبٌ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "أَعْطِنِيهِ". فَأَعْطَيْتُهُ فَضَرَبَهُ فَزَجَرَهُ، فَكَانَ مِنْ ذَلِكَ الْمَكَانِ مِنْ أَوَّلِ الْقَوْمِ قَالَ: "بِعْنِيهِ". بَلْ هُوَ لَكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "بِعْنِيهِ قَدْ أَخَذْتُهُ بِأَرْبَعَةِ دَنَانِيرَ، وَلَكَ ظَهْرُهُ إِلَى الْمَدِينَةِ". فَلَمَّا دَنَوْنَا مِنَ الْمَدِينَةِ أَخَذْتُ أَرْتَحِلُ. قَالَ: "أَيْنَ تُرِيدُ؟" قُلْتُ: تَزَوَّجْتُ امْرَأَةً قَدْ خَلاَ مِنْهَا. قَالَ: "فَهَلاَّ جَارِيَةً تُلاَعِبُهَا وَتُلاَعِبُكَ؟" قُلْتُ: إِنَّ أَبِي تُوُفِّيَ وَتَرَكَ بَنَاتٍ، فَأَرَدْتُ أَنْ أَنْكِحَ امْرَأَةً قَدْ جَرَّبَتْ خَلاَ مِنْهَا. قَالَ: "فَذَلِكَ". فَلَمَّا قَدِمْنَا الْمَدِينَةَ قَالَ: "يَا بِلاَلُ اقْضِهِ وَزِدْهُ". فَأَعْطَاهُ أَرْبَعَةَ دَنَانِيرَ، وَزَادَهُ قِيرَاطًا. قَالَ جَابِرٌ: لاَ تُفَارِقُنِي زِيَادَةُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَلَمْ يَكُنِ الْقِيرَاطُ يُفَارِقُ قِرَابَ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ.