2346, 2347 - Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Handhale ibn Kajsi se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dy xhaxhallarët e mi më kanë treguar se në kohën e Pejgamberit ﷺ e jepnin tokën me qira në këmbim të prodhimeve përreth përrenjve ose të një pjese që pronari e rezervonte për vete. Por, Pejgamberi ﷺ e ndaloi këtë praktikë. Handhale ibn Kajsi thotë: “E pyeta Rafiun: - Po me dinarë dhe dërhemë, a lejohet? - Me dinarë dhe dërhemë nuk prish punë. Lejthiu ka thënë: “Pra, ndalesa i është drejtuar kësaj praktike (të përmendur në hadithin e Rafiut) dhe, nëse dikush që e kupton mirë hallallin dhe haramin, do ta meditonte mirë këtë çështje, nuk do ta lejonte këtë praktikë, për shkak të rrezikut që i kanoset në të.”
حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ رَبِيعَةَ بْنِ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ حَنْظَلَةَ بْنِ قَيْسٍ، عَنْ رَافِعِ بْنِ خَدِيجٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَمَّاىَ، أَنَّهُمْ كَانُوا يُكْرُونَ الأَرْضَ عَلَى عَهْدِ النَّبِيِّ ﷺ بِمَا يَنْبُتُ عَلَى الأَرْبِعَاءِ أَوْ شَىْءٍ يَسْتَثْنِيهِ صَاحِبُ الأَرْضِ فَنَهَى النَّبِيُّ ﷺ عَنْ ذَلِكَ. فَقُلْتُ لِرَافِعٍ: فَكَيْفَ هِيَ بِالدِّينَارِ وَالدِّرْهَمِ؟ فَقَالَ رَافِعٌ: لَيْسَ بِهَا بَأْسٌ بِالدِّينَارِ وَالدِّرْهَمِ. وَقَالَ اللَّيْثُ: وَكَانَ الَّذِي نُهِيَ مِنْ ذَلِكَ مَا لَوْ نَظَرَ فِيهِ ذَوُو الْفَهْمِ بِالْحَلاَلِ وَالْحَرَامِ لَمْ يُجِيزُوهُ، لِمَا فِيهِ مِنَ الْمُخَاطَرَةِ.