Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “T ë Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një enë me qumësht nga një dele shtëpiake , që mbahej në oborrin e Enes ibn Malikut, enë kjo e cila ishte përzier me ujë të marrë nga një pus në oborrin e Enesit. I Dërguari i Allahut ﷺ piu dhe, kur e largoi enën nga goja, ndërkohë Ebu Bekri ndodhej në të majtë të tij, kurse një beduin në të djathtë, Omeri, nga frika se do t'ia jepte beduinit, i tha: “Jepja Ebu Bekrit, o i Dërguari i Allahut, e ke pranë!” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ ia dha beduinit në të djathtë dhe tha: “Nga e djathta në të djathtë!”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهَا حُلِبَتْ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ شَاةٌ دَاجِنٌ وَهِيَ فِي دَارِ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، وَشِيبَ لَبَنُهَا بِمَاءٍ مِنَ الْبِئْرِ الَّتِي فِي دَارِ أَنَسٍ، فَأُعْطِيَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ الْقَدَحَ فَشَرِبَ مِنْهُ، حَتَّى إِذَا نَزَعَ الْقَدَحَ عَنْ فِيهِ، وَعَلَى يَسَارِهِ أَبُو بَكْرٍ وَعَنْ يَمِينِهِ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ عُمَرُ وَخَافَ أَنْ يُعْطِيَهُ الأَعْرَابِيَّ: أَعْطِ أَبَا بَكْرٍ يَا رَسُولَ اللَّهِ عِنْدَكَ. فَأَعْطَاهُ الأَعْرَابِيَّ الَّذِي عَنْ يَمِينِهِ، ثُمَّ قَالَ: "الأَيْمَنَ فَالأَيْمَنَ".