Sahihu i Buhariut — Hadithi 2361

Ujitja · Transmetuesi: Urve ibn Zubejri

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Urve tregon: “Zubejri u zu me një burrë ensar dhe Pejgamberi ﷺ i tha: “O Zubejr, ujite kopshtin, pastaj lëshoje ujin!” - Ngaqë është djali i hallës sate? - i tha ensariu. Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Zubejr, ujite kopshtin derisa të ngopet mirë, pastaj lëshoje ujin!” Zubejri thotë: “Mendoj se ajeti në vijim ka zbritur për këtë rast: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjykues për kundërshtitë mes tyre... ” (Nisa, 65)

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ قَالَ: خَاصَمَ الزُّبَيْرَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "يَا زُبَيْرُ اسْقِ ثُمَّ أَرْسِلْ". فَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: إِنَّهُ ابْنُ عَمَّتِكَ؟ فَقَالَ عَلَيْهِ السَّلاَمُ: "اسْقِ يَا زُبَيْرُ، حَتَى يَبْلُغَ الْجَدْرَ، ثُمَّ أَمْسِكْ". قَالَ الزُّبَيْرُ: فَأَحْسِبُ هَذِهِ الآيَةَ نَزَلَتْ فِي ذَلِكَ: ﴿َلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ...﴾ [النساء: ٦٥]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2361