Sahihu i Buhariut — Hadithi 2361

7. Nënkapitulli: Ujitja e tokës që ndodhet pranë burimit para asaj që ndodhet më larg

2361. Nga: Urve ibn Zubejri

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Urve tregon: “Zubejri u zu me një burrë ensar dhe Pejgamberi ﷺ i tha: “O Zubejr, ujite kopshtin, pastaj lëshoje ujin!”
- Ngaqë është djali i hallës sate? - i tha ensariu.
Atëherë, Pejgamberi tha: “Zubejr, ujite kopshtin derisa të ngopet mirë, pastaj lëshoje ujin!”
Zubejri thotë: “Mendoj se ajeti në vijim ka zbritur për këtë rast: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjykues për kundërshtitë mes tyre...” (Nisa, 65)

Referenca: Sahihu i Buhariut 2361

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?