Sahihu i Buhariut — Hadithi 2373

Ujitja · Transmetuesi: Zubejr ibn Avami

Shqip

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Zubejr ibn Avami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Që dikush nga ju të marrë disa litarë dhe me to bart barrën e druve në shpinë e t'i shesë, në mënyrë që Allahu t'ia ruajë fytyrën, është më mirë sesa t'u lypë njerëzve, pavarësisht a i japin a jo.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَلَّى بْنُ أَسَدٍ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ: عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ ، عَنِ الزُّبَيْرِ بْنِ الْعَوَّامِ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "لأَنْ يَأْخُذَ أَحَدُكُمْ أَحْبُلاً، فَيَأْخُذَ حُزْمَةً مِنْ حَطَبٍ فَيَبِيعَ، فَيَكُفَّ اللَّهُ بِهِ وَجْهَهُ، خَيْرٌ مِنْ أَنْ يَسْأَلَ النَّاسَ أُعْطِيَ أَمْ مُنِعَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2373