Sahihu i Buhariut — Hadithi 2373

13. Nënkapitulli: Shitja e druve për djegie dhe ushqimit për bagëti

2373. Nga: Zubejr ibn Avami

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Zubejr ibn Avami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Që dikush nga ju të marrë disa litarë dhe me to bart barrën e druve në shpinë e t'i shesë, në mënyrë që Allahu t'ia ruajë fytyrën, është më mirë sesa t'u lypë njerëzve, pavarësisht a i japin a jo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2373

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?