Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Ameshi, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha duke ndenjur me Pejgamberin ﷺ, e shikoi Uhudin dhe tha: “Edhe sikur të më shndërrohej i tëri në ar, asnjë dinar nuk do të kisha pasur dëshirë të më mbetej më shumë se tri ditë, përveç dinarit të rezervuar për kthim të borxhit.” Pastaj tha: “Të pasurit kanë më së pakti shpërblim, përveç atij që jep pasuri kështu e ashtu”, - Ebu Shihabi (transmetuesi i këtij hadithi) bëri me duar përpara, djathtas dhe majtas - “por të atillët janë të paktë.” Pastaj më tha: - “Prit aty ku je” , dhe shkoi më tutje. Dëgjova një zë dhe doja të shkoja të shikoja, por m'u kujtua se më tha: “Prit derisa të kthehem.” Kur u kthye, i thashë: - O i Dërguari i Allahut, zërin që dëgjova? - “E dëgjove, vallë?” - Po. - “Erdhi Xhibrili ﷺ dhe më tha: “Kushdo që vdes prej umetit tënd, duke mos i bërë shirk Allahut, do të hyjë në Xhenet.” - Edhe nëse bën këtë e atë vepër? - “Po ”, - m'u përgjigj Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا أَبُو شِهَابٍ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ زَيْدِ بْنِ وَهْبٍ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فَلَمَّا أَبْصَرَ - يَعْنِي أُحُدًا - قَالَ: "مَا أُحِبُّ أَنَّهُ يُحَوَّلُ لِي ذَهَبًا يَمْكُثُ عِنْدِي مِنْهُ دِينَارٌ فَوْقَ ثَلاَثٍ، إِلاَّ دِينَارًا أُرْصِدُهُ لِدَيْنٍ". ثُمَّ قَالَ: "إِنَّ الأَكْثَرِينَ هُمُ الأَقَلُّونَ، إِلاَّ مَنْ قَالَ بِالْمَالِ هَكَذَا وَهَكَذَا". وَأَشَارَ أَبُو شِهَابٍ بَيْنَ يَدَيْهِ وَعَنْ يَمِينِهِ وَعَنْ شِمَالِهِ ـ "وَقَلِيلٌ مَا هُمْ" - وَقَالَ: "مَكَانَكَ". وَتَقَدَّمَ غَيْرَ بَعِيدٍ. فَسَمِعْتُ صَوْتًا، فَأَرَدْتُ أَنْ آتِيَهُ، ثُمَّ ذَكَرْتُ قَوْلَهُ: "مَكَانَكَ حَتَّى آتِيَكَ". فَلَمَّا جَاءَ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، الَّذِي سَمِعْتُ - أَوْ قَالَ: الصَّوْتُ الَّذِي سَمِعْتُ -؟ قَالَ: "وَهَلْ سَمِعْتَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "أَتَانِي جِبْرِيلُ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - فَقَالَ: مَنْ مَاتَ مِنْ أُمَّتِكَ لاَ يُشْرِكُ بِاللَّهِ شَيْئًا دَخَلَ الْجَنَّةَ". قُلْتُ: وَإِنْ فَعَلَ كَذَا وَكَذَا؟ قَالَ: "نَعَمْ".