Sahihu i Buhariut — Hadithi 2391

Huaja dhe kthimi i saj, bllokimi i pasurisë dhe falimentimi · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ribëiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Një burrë vdiq dhe (melekët) e pyetën: - Çfarë ke vepruar? - U jepja hua njerëzve: të kamurit ia shtyja afatin e borxhit, ndërsa skamnorit ia lehtësoja atë, - tha ai. Për këtë arsye Allahu e fali.” Ebu Mesudi ka thënë: “E kam dëgjuar këtë nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ، عَنْ رِبْعِيٍّ، عَنْ حُذَيْفَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "مَاتَ رَجُلٌ، فَقِيلَ لَهُ: مَا كُنْتَ تَقُولُ؟ قَالَ: كُنْتُ أُبَايِعُ النَّاسَ، فَأَتَجَوَّزُ عَنِ الْمُوسِرِ، وَأُخَفِّفُ عَنِ الْمُعْسِرِ، فَغُفِرَ لَهُ". قَالَ أَبُو مَسْعُودٍ: سَمِعْتُهُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2391