Sahihu i Buhariut — Hadithi 2391

5. Nënkapitulli: Mirësia ndaj borxhliut

2391. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ribëiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Një burrë vdiq dhe (melekët) e pyetën:
- Çfarë ke vepruar?
- U jepja hua njerëzve: të kamurit ia shtyja afatin e borxhit, ndërsa skamnorit ia lehtësoja atë, - tha ai. Për këtë arsye Allahu e fali.”

Ebu Mesudi ka thënë: “E kam dëgjuar këtë nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2391

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?