Sahihu i Buhariut — Hadithi 2406

Huaja dhe kthimi i saj, bllokimi i pasurisë dhe falimentimi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha në një betejë së bashku me Pejgamberin ﷺ me një deve që e përdornim për punë fushe, e cila (nga rrugëtimi i gjatë) filloi të ngadalësohej dhe më la mbrapa karvanit. Pejgamberi ﷺ e ngërmoi nga mbrapa, pastaj më tha: - “Shitma dhe po ta lë t'i hipësh deri në Medinë.” Kur iu afruam Medinës, i kërkova leje dhe i thashë: - O i Dërguari i Allahut, sapo jam martuar. - “Çfarë nuseje ke marrë: të virgjër apo të ve?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Të ve. Abdullahu (babai im) u vra në luftë dhe ka lënë vajza të vogla, andaj jam martuar me një të ve, që ajo t'i mësojë e t'i edukojë. - “Atëherë shko te bashkëshortja jote.” Kur erdha në Medinë, i tregova dajës tim që e kam shitur devenë, por ai më qortoi. Gjithashtu i tregova se ajo ishte lodhur dhe se Pejgamberi ﷺ e kishte ngërmuar. Kur arriti Pejgamberi ﷺ, shkova dhe ia dërgova devenë e ai ma dha pagesën për të dhe pjesën time prej plaçkës së luftës, si dhe ma ktheu devenë.”

Arabisht

وَغَزَوْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ عَلَى نَاضِحٍ لَنَا، فَأَزْحَفَ الْجَمَلُ فَتَخَلَّفَ عَلَىَّ فَوَكَزَهُ النَّبِيُّ ﷺ مِنْ خَلْفِهِ قَالَ: "بِعْنِيهِ وَلَكَ ظَهْرُهُ إِلَى الْمَدِينَةِ". فَلَمَّا دَنَوْنَا اسْتَأْذَنْتُ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي حَدِيثُ عَهْدٍ بِعُرْسٍ. قَالَ ﷺ: "فَمَا تَزَوَّجْتَ، بِكْرًا أَمْ ثَيِّبًا؟" قُلْتُ: ثَيِّبًا، أُصِيبَ عَبْدُ اللَّهِ وَتَرَكَ جَوَارِيَ صِغَارًا، فَتَزَوَّجْتُ ثَيِّبًا تُعَلِّمُهُنَّ وَتُؤَدِّبُهُنَّ. ثُمَّ قَالَ: "ائْتِ أَهْلَكَ". فَقَدِمْتُ فَأَخْبَرْتُ خَالِي بِبَيْعِ الْجَمَلِ فَلاَمَنِي، فَأَخْبَرْتُهُ بِإِعْيَاءِ الْجَمَلِ، وَبِالَّذِي كَانَ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ وَوَكْزِهِ إِيَّاهُ، فَلَمَّا قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ غَدَوْتُ إِلَيْهِ بِالْجَمَلِ، فَأَعْطَانِي ثَمَنَ الْجَمَلِ وَالْجَمَلَ وَسَهْمِي مَعَ الْقَوْمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2406