Sahihu i Buhariut — Hadithi 2409

Huaja dhe kthimi i saj, bllokimi i pasurisë dhe falimentimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet. Udhëheqësi është kujdestar dhe është përgjegjës për kopenë e vet. Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjësi për ta. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të saj, andaj do të japë përgjegjësi për të. Shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet, andaj do të japë përgjegjësi për të.” Këto i kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mendoj se ka thënë edhe: “Burri është kujdestar për pasurinë e babait të vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "كُلُّكُمْ رَاعٍ وَمَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ. فَالإِمَامُ رَاعٍ، وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ. وَالرَّجُلُ فِي أَهْلِهِ رَاعٍ، وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ. وَالْمَرْأَةُ فِي بَيْتِ زَوْجِهَا رَاعِيَةٌ وَهِيَ مَسْئُولَةٌ عَنْ رَعِيَّتِهَا. وَالْخَادِمُ فِي مَالِ سَيِّدِهِ [رَاعٍ]، وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ". قَالَ: فَسَمِعْتُ هَؤُلاَءِ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَأَحْسِبُ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "وَالرَّجُلُ فِي مَالِ أَبِيهِ رَاعٍ، وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ، فَكُلُّكُمْ رَاعٍ، وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2409