Sahihu i Buhariut — Hadithi 2409

20. Nënkapitulli: Robi është përgjegjës për pasurinë e zotërisë së vet dhe nuk punon për vete pa lejen e tij

2409. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.
Udhëheqësi është kujdestar dhe është përgjegjës për kopenë e vet.
Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjësi për ta.
Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të saj, andaj do të japë përgjegjësi për të.
Shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet, andaj do të japë përgjegjësi për të.”
Këto i kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mendoj se ka thënë edhe: “Burri është kujdestar për pasurinë e babait të vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2409

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?