Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte duke ndenjur, erdhi një hebre dhe i tha: - O Ebu Kasim, një shok yti më ra shuplakë fytyrës. - “Cili?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Një ensar. - “Thirrma këtu! - i tha Pejgamberi ﷺ, pastaj e pyeti muslimanin: - “I ke rënë shuplakë?” - E dëgjova në treg të betohet duke thënë: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Musain ndaj gjithë njerëzimit.” I thashë: “O i prishur, a edhe ndaj Muhamedit ﷺ?!” Atëherë më kaploi mllefi dhe i rashë shuplakë fytyrës, - tha ensariu. - “Mos i mbivlerësoni pejgamberët kundrejt njëri-tjetrit, se, kur njerëzve t'u bjerë të fikët Ditën e Kiametit, unë do të jem i pari që do të përmendem. Atëherë do ta shoh Musain të kapur për një shtyllë të Arshit. Nuk di nëse edhe atij i ka rënë të fikët apo është mjaftuar me herën e parë që i kishte rënë të fikët (kur kishte kërkuar ta shihte Allahun sa ishte gjallë) .”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ يَحْيَى، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه - قَالَ: بَيْنَمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ جَالِسٌ جَاءَ يَهُودِيٌّ، فَقَالَ: يَا أَبَا الْقَاسِمِ ضَرَبَ وَجْهِي رَجُلٌ مِنْ أَصْحَابِكَ. فَقَالَ: "مَنْ؟" قَالَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ. قَالَ: "ادْعُوهُ". فَقَالَ: "أَضَرَبْتَهُ؟" قَالَ: سَمِعْتُهُ بِالسُّوقِ يَحْلِفُ وَالَّذِي اصْطَفَى مُوسَى عَلَى الْبَشَرِ. قُلْتُ: أَىْ خَبِيثُ، عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ؟ فَأَخَذَتْنِي غَضْبَةٌ ضَرَبْتُ وَجْهَهُ.فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ تُخَيِّرُوا بَيْنَ الأَنْبِيَاءِ، فَإِنَّ النَّاسَ يَصْعَقُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، فَأَكُونُ أَوَّلَ مَنْ تَنْشَقُّ عَنْهُ الأَرْضُ، فَإِذَا أَنَا بِمُوسَى آخِذٌ بِقَائِمَةٍ مِنْ قَوَائِمِ الْعَرْشِ، فَلاَ أَدْرِي أَكَانَ فِيمَنْ صَعِقَ، أَمْ حُوسِبَ بِصَعْقَةِ الأُولَى".