Sahihu i Buhariut — Hadithi 2425

Konfliktet · Transmetuesi: Habab ibn Ereti

Shqip

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xherir ibn Hazimi, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para Islamit kam qenë farkëtar. As ibn Vaili më kishte një borxh dhe, kur vajta për t'ia kërkuar, më tha: - Nuk ta kthej derisa ta mohosh Muhamedin. - Jo, për Allahun, nuk e mohoj Muhamedin ﷺ derisa Allahu të ta marrë shpirtin e të të ringjallë sërish, - ia ktheva. - Në rregull, pra, më lër të vdes dhe të ringjallem, të furnizohem me pasuri e djem, pastaj ta kthej borxhin, - tha As ibn Vaili. Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?!” (Merjem, 77)

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا وَهْبُ بْنُ جَرِيرِ بْنِ حَازِمٍ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي الضُّحَى، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ خَبَّابٍ قَالَ: كُنْتُ قَيْنًا فِي الْجَاهِلِيَّةِ وَكَانَ لِي عَلَى الْعَاصِ بْنِ وَائِلٍ دَرَاهِمُ. فَأَتَيْتُهُ أَتَقَاضَاهُ فَقَالَ: لاَ أَقْضِيكَ حَتَّى تَكْفُرَ بِمُحَمَّدٍ. فَقُلْتُ: لاَ وَاللَّهِ لاَ أَكْفُرُ بِمُحَمَّدٍ ﷺ حَتَّى يُمِيتَكَ اللَّهُ ثُمَّ يَبْعَثَكَ. قَالَ: فَدَعْنِي حَتَّى أَمُوتَ ثُمَّ أُبْعَثَ فَأُوتَى مَالاً وَوَلَدًا، ثُمَّ أَقْضِيَكَ. فَنَزَلَتْ: ﴿أَفَرَأَيْتَ الَّذِي كَفَرَ بِآيَاتِنَا وَقَالَ لأُوتَيَنَّ مَالاً وَوَلَدًا﴾ [مريم: ٧٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2425