Sahihu i Buhariut — Hadithi 2425

10. Nënkapitulli: Kërkimi për kthimin e borxhit

2425. Nga: Habab ibn Ereti

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xherir ibn Hazimi, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para Islamit kam qenë farkëtar. As ibn Vaili më kishte një borxh dhe, kur vajta për t'ia kërkuar, më tha:
- Nuk ta kthej derisa ta mohosh Muhamedin.
- Jo, për Allahun, nuk e mohoj Muhamedin derisa Allahu të ta marrë shpirtin e të të ringjallë sërish, - ia ktheva.
- Në rregull, pra, më lër të vdes dhe të ringjallem, të furnizohem me pasuri e djem, pastaj ta kthej borxhin, - tha As ibn Vaili.
Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?!” (Merjem, 77)

Referenca: Sahihu i Buhariut 2425

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?