Sahihu i Buhariut — Hadithi 2477

Padrejtësitë · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Ebu Asim Dahak ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa disa zjarre duke u ndezur ditën e Hajberit, andaj pyeti: - “Përse janë ndezur këto zjarre?” - Janë duke zier mishin e gomarëve, - i thanë. - “Derdhini dhe thyeni enët!” - A mund t'i derdhim dhe t'i pastrojmë (në vend se t'i thyejmë)? - “Pastrojini!” - u tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ الضَّحَّاكُ بْنُ مَخْلَدٍ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ رَأَى نِيرَانًا تُوقَدُ يَوْمَ خَيْبَرَ. قَالَ: "عَلَى مَا تُوقَدُ هَذِهِ النِّيرَانُ؟" قَالُوا: عَلَى الْحُمُرِ الإِنْسِيَّةِ. قَالَ: "اكْسِرُوهَا، وَأَهْرِقُوهَا". قَالُوا: أَلاَ نُهْرِيقُهَا وَنَغْسِلُهَا؟ قَالَ: "اغْسِلُوا". قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: كَانَ ابْنُ أَبِي أُوَيْسٍ يَقُولُ: الْحُمُرِ الْأَنَسِيَّةِ بِنَصْبِ الْأَلِفِ وَالنُّونِ

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2477