Sahihu i Buhariut — Hadithi 2483

Ortakëria · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Vehb ibn Kejsani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një ekspeditë në drejtim të bregdetit, me diku treqind burra, në krye të të cilëve e emëroi Ebu Ubejde ibn Xherrahun. U nisëm për rrugë, por, kur arritëm deri diku, na mbaruan rezervat ushqimore. Andaj, Ebu Ubejde urdhëroi të tubohen rezervat e secilit ushtar në një vend, të cilat, përafërsisht, u bënë sa dy bohçe hurma. Çdo ditë na jepte për të ngrënë pak nga pak, derisa edhe kjo rezervë u harxhua, kështu që mbetëm me nga një hurmë në ditë. Vehb ibn Kejsani e pyeti Xhabirin: - Po si mund t'ia dilnit vetëm me një hurmë? - Vetëm pasi u harxhuan të tërat kuptuam sa na kryente punë një hurmë e vetme, - tha Xhabiri. Pastaj vazhdoi: “Kur arritëm buzë detit, hasëm një balenë sa një kodrinë, nga e cila hëngri tërë ushtria për tetëmbëdhjetë net rresht. Pastaj Ebu Ubejde urdhëroi të vendosen dy eshtra të saj e nën to të kalojë një person hipur mbi deve, për të parë vallë a e zinte a jo (gjë të cilën e bënë, për t'u argëtuar e për t'u dëfryer).”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ وَهْبِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - أَنَّهُ قَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَعْثًا قِبَلَ السَّاحِلِ، فَأَمَّرَ عَلَيْهِمْ أَبَا عُبَيْدَةَ بْنَ الْجَرَّاحِ وَهُمْ ثَلاَثُمِائَةٍ وَأَنَا فِيهِمْ، فَخَرَجْنَا حَتَّى إِذَا كُنَّا بِبَعْضِ الطَّرِيقِ فَنِيَ الزَّادُ، فَأَمَرَ أَبُو عُبَيْدَةَ بِأَزْوَادِ ذَلِكَ الْجَيْشِ فَجُمِعَ ذَلِكَ كُلُّهُ فَكَانَ مِزْوَدَىْ تَمْرٍ، فَكَانَ يُقَوِّتُنَا كُلَّ يَوْمٍ قَلِيلاً قَلِيلاً، حَتَّى فَنِيَ فَلَمْ يَكُنْ يُصِيبُنَا إِلاَّ تَمْرَةٌ تَمْرَةٌ. فَقُلْتُ: وَمَا تُغْنِي تَمْرَةٌ؟ فَقَالَ: لَقَدْ وَجَدْنَا فَقْدَهَا حِينَ فَنِيَتْ. قَالَ: ثُمَّ انْتَهَيْنَا إِلَى الْبَحْرِ فَإِذَا حُوتٌ مِثْلُ الظَّرِبِ، فَأَكَلَ مِنْهُ ذَلِكَ الْجَيْشُ ثَمَانِيَ عَشْرَةَ لَيْلَةً، ثُمَّ أَمَرَ أَبُو عُبَيْدَةَ بِضِلَعَيْنِ مِنْ أَضْلاَعِهِ فَنُصِبَا، ثُمَّ أَمَرَ بِرَاحِلَةٍ فَرُحِلَتْ ثُمَّ مَرَّتْ تَحْتَهُمَا فَلَمْ تُصِبْهُمَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2483