Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky nga Kajsi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Teksa shkoja te Pejgamberi ﷺ në Medinë, gjatë rrugës thosha: "Ah, sa natë e gjatë dhe e mundimshme! Por, më shpëtoi nga vendi i mosbesimit.” Gjatë rrugës më iku robi, por, kur shkova në Medinë dhe iu besatova Pejgamberit ﷺ, në ndejë e sipër me të, u paraqit robi. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: - “O Ebu Hurejre, ja robi yt.” - Është i lirë për hir të Allahut, - i thashë. Dhe kështu e liroi atë. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Në transmetimin e tij nga Ebu Usame, Ebu Kurejbi nuk ka thënë: “i lirë.”
حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنْ قَيْسٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا قَدِمْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ قُلْتُ فِي الطَّرِيقِ: يَا لَيْلَةً مِنْ طُولِهَا وَعَنَائِهَا، عَلَى أَنَّهَا مِنْ دَارَةِ الْكُفْرِ نَجَّتِ. قَالَ: وَأَبَقَ مِنِّي غُلاَمٌ لِي فِي الطَّرِيقِ قَالَ: فَلَمَّا قَدِمْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ بَايَعْتُهُ، فَبَيْنَا أَنَا عِنْدَهُ إِذْ طَلَعَ الْغُلاَمُ، فَقَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "يَا أَبَا هُرَيْرَةَ، هَذَا غُلاَمُكَ". فَقُلْتُ: هُوَ حُرٌّ لِوَجْهِ اللَّهِ. فَأَعْتَقَهُ. قَالَ: أَبُو عَبْدُ اللَّهِ: لَمْ يَقُلْ أَبُو كُرَيْبٍ عَنْ أَبِي أُسَامَةَ: حُرٌّ.