Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në periudhën paraislame kishte liruar njëqind robër dhe, me shpenzimet e tij, i kishte dërguar në haxh njëqind persona. Kur e pranoi Islamin, sërish i dërgoi njëqind persona në haxh dhe i liroi njëqind robër. Pastaj e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, si është puna e veprave të mira që i punoja në periudhën e injorancës (paraislame)? - “Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ: أَخْبَرَنِي أَبِي: أَنَّ حَكِيمَ بْنَ حِزَامٍ - رضى الله عنه - أَعْتَقَ فِي الْجَاهِلِيَّةِ مِائَةَ رَقَبَةٍ، وَحَمَلَ عَلَى مِائَةِ بَعِيرٍ، فَلَمَّا أَسْلَمَ حَمَلَ عَلَى مِائَةِ بَعِيرٍ وَأَعْتَقَ مِائَةَ رَقَبَةٍ قَالَ: فَسَأَلْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ أَشْيَاءَ كُنْتُ أَصْنَعُهَا فِي الْجَاهِلِيَّةِ، كُنْتُ أَتَحَنَّثُ بِهَا - يَعْنِي: أَتَبَرَّرُ بِهَا -؟ قَالَ: فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَسْلَمْتَ عَنْ مَا سَلَفَ لَكَ مِنْ خَيْرٍ".