Sahihu i Buhariut — Hadithi 2552

Lirimi i robërve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos thoni: “Dërgoja ushqimin zotit tënd!; “Ndihmoji zotit tënd për të marrë abdes!” e as: “Jepi ujë zotit tënd!”; por thoni: “Zotëria dhe pronari im.” Po ashtu, mos thoni: “Robi im” e as “Robëresha ime!”, por thoni: “Shërbëtori im” ose “Shërbëtorja ime!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنْ هَمَّامِ بْنِ مُنَبِّهٍ: أَنَّهُ سَمِعَ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - يُحَدِّثُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ [أَنَّهُ] قَالَ: "لاَ يَقُلْ أَحَدُكُمْ: أَطْعِمْ رَبَّكَ، وَضِّئْ رَبَّكَ، اسْقِ رَبَّكَ. وَلْيَقُلْ: سَيِّدِي مَوْلاَىَ. وَلاَ يَقُلْ أَحَدُكُمْ: عَبْدِي أَمَتِي. وَلْيَقُلْ: فَتَاىَ وَفَتَاتِي وَغُلاَمِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2552