Sahihu i Buhariut — Hadithi 2552
17. Nënkapitulli: Është e urryer fyerja e robit, si dhe dispozita e fjalës: Robi im apo robëresha ime
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... si dhe robërit dhe robëreshat tuaja që janë besimtarë të ndershëm...” (Nur, 32) “... shembullin e robit...” (Nahl, 75) “Te dera, e hasën zotërinë e saj...” (Jusuf, 25) “... një nga robëreshat tuaja besimtare...” (Nisa, 25) Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ngrihuni për zotërinë tuaj!” Allahu Fuqiplotë ka thënë (duke përcjellë fjalën e Jusufit ﷺ): “Përmendmë te pronari yt...” (Jusuf, 42) Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush është zotëria juaj?”
2552. Nga: Ebu Hurejra
Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos thoni: “Dërgoja ushqimin zotit tënd!; “Ndihmoji zotit tënd për të marrë abdes!” e as: “Jepi ujë zotit tënd!”; por thoni: “Zotëria dhe pronari im.” Po ashtu, mos thoni: “Robi im” e as “Robëresha ime!”, por thoni: “Shërbëtori im” ose “Shërbëtorja ime!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 2552
Fjalë të panjohura?