Ebu Nuajmi na ka thënë: Abdulvahid ibn Ejmeni tregon: “Shkova tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë: “Isha rob tek Utbe ibn Ebu Lehebi. Pas vdekjes së tij më trashëguan bijtë e tij dhe më shitën tek Ibn Ebu Amri, i cili më liroi. Por, bijtë e Utbes ia kushtëzuan meritën e çrobërimit tim. Aishja tha: “Berira erdhi tek unë, teksa kishte lidhur kontratë për lirim me pagesë, e më tha: - Më bli dhe më liro. - Posi, - i thashë. - Nuk po (pranojnë të) më shesin, përveç nëse merita e çrobërimit tim u mbetet atyre, - më tha ajo. - Unë nuk kam nevojë për këtë. Kështu, Pejgamberi ﷺ e dëgjoi këtë, - ose ka thënë: i arriti ky lajm, - dhe e pyeti Aishen. Pasi Aishja ia tregoi ngjarjen, ai tha: “Blije dhe liroje, e ata lëri të kushtëzojnë ç'të duan.” Kështu, Aishja e bleu dhe e liroi, edhe pse pronarët e saj ia kushtëzuan meritën e çrobërimit të saj. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Merita e çrobërimit i takon atij që e liron, edhe nëse pronarët (paraprakë) vendosin njëqind kushte.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ بْنُ أَيْمَنَ قَالَ: دَخَلْتُ عَلَى عَائِشَةَ - رضى الله عنها - فَقُلْتُ: كُنْتُ غُلاَمًا لِعُتْبَةَ بْنِ أَبِي لَهَبٍ، وَمَاتَ وَوَرِثَنِي بَنُوهُ، وَإِنَّهُمْ بَاعُونِي مِنَ ابْنِ أَبِي عَمْرٍو، فَأَعْتَقَنِي ابْنُ أَبِي عَمْرٍو، وَاشْتَرَطَ بَنُو عُتْبَةَ الْوَلاَءَ. فَقَالَتْ: دَخَلَتْ بَرِيرَةُ وَهِيَ مُكَاتَبَةٌ فَقَالَتِ: اشْتَرِينِي وَأَعْتِقِينِي. قَالَتْ: نَعَمْ. قَالَتْ: لاَ يَبِيعُونِي حَتَّى يَشْتَرِطُوا وَلاَئِي. فَقَالَتْ: لاَ حَاجَةَ لِي بِذَلِكَ. فَسَمِعَ بِذَلِكَ النَّبِيُّ ﷺ - أَوْ بَلَغَهُ -، فَذَكَرَ لِعَائِشَةَ، فَذَكَرَتْ عَائِشَةُ مَا قَالَتْ لَهَا، فَقَالَ: "اشْتَرِيهَا وَأَعْتِقِيهَا، وَدَعِيهِمْ يَشْتَرِطُونَ مَا شَاءُوا". فَاشْتَرَتْهَا عَائِشَةُ فَأَعْتَقَتْهَا وَاشْتَرَطَ أَهْلُهَا الْوَلاَءَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ، وَإِنِ اشْتَرَطُوا مِائَةَ شَرْطٍ".