Sahihu i Buhariut — Hadithi 2569

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë te një grua muhaxhire, e cila kishte një shërbëtor zdrukthëtar, për t'i thënë: “Urdhëroje shërbëtorin tënd të na i punojë shkallët e minberit.” Gruaja në fjalë ashtu veproi. Urdhëroi shërbëtorin, i cili, me drurë tarfe, ia ndërtoi minberin Pejgamberit ﷺ. Pasi e përfundoi, përmes dikujt, e lajmëroi se minberi ishte gati, e Pejgamberi ﷺ i tha: “Ma dërgo me dikënd!” Kur e sollën, Pejgamberi ﷺ e mori dhe e vendosi aty ku po e shihni edhe sot.

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا أَبُو غَسَّانَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَرْسَلَ إِلَى امْرَأَةٍ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ، وَكَانَ لَهَا غُلاَمٌ نَجَّارٌ قَالَ لَهَا: "مُرِي عَبْدَكِ فَلْيَعْمَلْ لَنَا أَعْوَادَ الْمِنْبَرِ". فَأَمَرَتْ عَبْدَهَا، فَذَهَبَ فَقَطَعَ مِنَ الطَّرْفَاءِ، فَصَنَعَ لَهُ مِنْبَرًا، فَلَمَّا قَضَاهُ أَرْسَلَتْ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ قَدْ قَضَاهُ، قَالَ ﷺ: "أَرْسِلِي بِهِ إِلَىَّ". فَجَاءُوا بِهِ فَاحْتَمَلَهُ النَّبِيُّ ﷺ فَوَضَعَهُ حَيْثُ تَرَوْنَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2569