Sahihu i Buhariut — Hadithi 2576

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Meani, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Tahmani, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur dikush i sillte ndonjë ushqim të Dërguarit të Allahut ﷺ, pyeste: “Është dhuratë apo sadaka?” Nëse i thuhej sadaka, u thoshte sahabëve: “Hani!” , porse vetë nuk hante, e, nëse i thuhej dhuratë, e zgjaste dorën dhe hante bashkë me ta.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنَا مَعْنٌ قَالَ: حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ طَهْمَانَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ زِيَادٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا أُتِيَ بِطَعَامٍ سَأَلَ عَنْهُ: "أَهَدِيَّةٌ أَمْ صَدَقَةٌ؟" فَإِنْ قِيلَ: صَدَقَةٌ. قَالَ لأَصْحَابِهِ: "كُلُوا". وَلَمْ يَأْكُلْ، وَإِنْ قِيلَ: هَدِيَّةٌ. ضَرَبَ بِيَدِهِ ﷺ فَأَكَلَ مَعَهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2576