Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani dhe Muhamed ibn Numan ibn Beshiri se Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ së bashku me babanë e vet, i cili tha: - Këtij birit tim i kam dhuruar një shërbëtor. - “Vallë, të gjithë fëmijëve të tu u ke dhuruar diçka të tillë?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, - iu përgjigj ai. - “Atëherë ktheje !” - i tha Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، وَمُحَمَّدِ بْنِ النُّعْمَانِ بْنِ بَشِيرٍ: أَنَّهُمَا حَدَّثَاهُ عَنِ النُّعْمَانِ بْنِ بَشِيرٍ: أَنَّ أَبَاهُ أَتَى بِهِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: إِنِّي نَحَلْتُ ابْنِي هَذَا غُلاَمًا. فَقَالَ: "أَكُلَّ وَلَدِكَ نَحَلْتَ مِثْلَهُ؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَارْجِعْهُ".